Ditën e sotme u mbajt seanca e parë Parlamentare të Legjislaturës së 10 dhe në Kuvend u ulën deputetët fitues të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. 74 nga 140 deputetët e Kuvendit të ri janë burra ndërsa 39 gra.
Nuk mund mos të binin në sy edhe veshjet firmato e zonjave të cilat sot u ulën në Kuvend
Të veshura me kostume, ku disa prej tyre kishin zgjedhur ngjyrën e zezë, deputetet e kësaj legjislature i janë drejtuar Kuvendit, i cili çeli edhe sesionin e ri.
LSA ka publikuar disa foto ku shihet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila vjen në Kuvend, pas 30 muajsh mungesë me një look të ri. Kryemadhi, e cila ka zgjedhur të vishet me këmishë dhe një fund, vjen me një stilim të ri flokësh.
Ndërkohë, edhe kryeparlamëntarja e re, Lindita Nikolla nuk ka dalë shumë nga tipi i saj, ku shihet me një kostum të zi. Nga kampi demokrat, me ngjyrat ka guxuar deputetja Grida Duma, e cila ka veshur një fustan të kuq.
/Priza.al/