‘Paradë mode’ në gjykatë, nis mbledhja e KLGJ-së për shkarkimin e gjyqtares Enkeleda Kapedani

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nisur mbledhjen online ku pritet të diskutohet kërkesa e ILD-së për shkarkimin e gjyqtares Enkeleda Kapedanit.

Mësohet se Kapedani është e pranishme në mbledhje ku do të diskutohet pezullimi dhe shkarkimi i saj nga detyra.

Pas videove që gjyqtarja publikonte në tik-tok, Artur Metani tha se ekziston mundësia që gjyqtarja të pezullohet.

“Në rastin konkret ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani të masës provizore të pezullimit nga ushtrim i detyrës deri në përfundimin e procedimit disiplinor, për shkak se vazhdimi i magjistratit në detyrë diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit.”, tha Metani.

Enkeleda Kapedani është marrë nën hetim nga Inspektoriati i Drejtësisë, pasi në media dolën disa video nga rrjeti social “Tik Tok”. Në video gjyqtarja shfaqet me rroba firmato teksa këndon: Rrethi im o mafia! Vetë ajo pretendon se nuk ka “TikTok” dhe nuk ka asnjë dijeni se kush ia ka publikuar pamjet në rrjet.

Më pas ajo u justifikua duke thënë se këto video mund t’ia kenë publikuar fëmijët e saj, të cilët janë të mitur. Pavarësisht pretendimeve, kreu i ILD-së dorëzoi kërkesën për shkarkimin e magjistrates me arsyetimin se ka diskredituar figurën e gjyqtares.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *