‘Paradë mode’ në zyrat e shtetit, ILD dorëzon kërkesën për shkarkimin e gjyqtares Enkeleda Kapedani

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka dorëzuar në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani. Sipas ILD, veprimet e Kapedanit diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit.

Kërkesa vjen pas publikimit të një sërë videosh që gjyqtarja kishte publikuar në rrjetin social ‘Tik Tok’ të bëra në zyrën e saj në Gjykatën e Elbasanit.

Ajo mohoi publikimin e videove dhe ekzistencën e profilit të saj në “Tik Tok”.

Po kush është Enkeleda Kapedani? Si mund ajo të ngjitej brenda një kohe të shkurtër në majat më të larta të karrierës?

E shpallur “Miss Shqipëria” në konkursin e bukurisë në vitin 2003, Enkeleda Kapedani vendosi të studionte për drejtësi.

Më pas përfundoi Shkollën e Magjistraturës, profil gjyqtar dhe pasi përfundoi stazhin nisi rrugëtimin e saj në sistemin e drejtësisë. Në vitin 2015, ajo u dekretua nga presidenti Bujar Nishani në detyrën e gjyqtares në gjykatën e Elbasanit ku punon edhe aktualisht. Përgjatë këtyre viteve, emri i Kapedanit bëri bujë në media kur firmosi lirimin me kusht të Viktor Imerit, e bandës së Gaxhait, por asokohe nuk pati reagime të forta institucionale. Por ndërsa pritej të kontrollohej vendimmarrja e saj, zonja Kapedani u ngrit në detyrë. Në shtator 2020, mbledhja e gjyqtareve e zgjodhi nënkryetare në detyrë. Ajo pret të kalojë në filtrin e trefishtë të kontrollit, ndryshe testin e Vettingut, ku do ti nënshtrohet kontrollit të pasurisë, figurës morale dhe aftësive profesionale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *