Richard Grenell, ish- i dërguari i Amerikës për dialogun e “nxehtë” mes Serbisë dhe Kosovës, ka akuzar Biden administra tën e Biden.
Me anë të një postimi në “Twitter”, ai shkruan se Biden shpalli Sali Berishën non grata, por jo të dashurën e Putin.
“Administrata e Joe Biden ka vendosur sanksione mbi liderin e partisë konservatore në Shqipëri, por jo mbi të dashurën e Putinit. Media amerikane është e falimentuar”, shkruan ai.
Joe Biden’s Administration has the leader of the Conservative party in Albania under sanctions – but not Putin’s mistress.
The U.S. media is bankrupt.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) April 25, 2022
Rreth një vit më parë Grenell foli për shpalljen non grata të Berishës por pa e përmendur me emër. Ai tha se pas Berishës, vendime të ngjashme u morën në disa vende të Ballkanit, duke e bërë që të dilte në një përfundin: DASH po ndërhynte për të mos lejuar që të riktheheshin në pushtet duke përdorur gjyqësorin dhe mediat.
Po ashtu ai shtoi se familja e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken ka një marrëdhënie të ngushte me George Soros, një nga personat që edhe vetë Berisha ka fajësuar për vendimin ndaj tij.