Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me lajmet për financimin e fushatës së drejtuesit të PD-së për Tiranën, Belind Këlliçit, të publikuara në mediat e kryebashkiakut Erion Veliaj, të paguara nga inceneratorët.
Në një status në rrjetet sociale, Tomorri ironizon mediat e Veliajt, duke thënë se kanë zbuluar një korrupsion galopant, marrjen e 1 milion lekë të vjetra nga bashkëshortja.
Ai thekson se për mediat nuk është problem korrupsioni në Bashkinë e Tiranës, apo paratë që Veliaj u ka dhënë bashkëshortes dhe familjarëve të saj, por janë problem një million lekët e bashkëshortes së Këlliçit.
Reagimi i plotë:
Shqiperia eshte i vetmi vend ne planet, ku popullin e vjedh opozita
Pas zbulimit te korrupsionit galopant te opozites me vilat ne lalz nga gazetare shume te njohur investigative matane Shqiperise dhe thirrjeve qe edhe media shqiptare duhet te ndiqte shembullin e tyre, erdhi reflektimi menjehere.
Tani u zbulua korrupsioni galopant i Belind Kellicit, i cili ka marre plot 1 mln leke te vjetra donacion nga bashkeshortja e vet per fushate elektorale.
Pra problemi eshte se bashkeshortja e Belindit i ka dhene atij 1 mln leke nga leket e saj qe t’i perdore ne fushate. Nuk jane problem akuzat ndaj kryetarit te bashkise se i ka kaluar para publike bashkeshortes ose familjareve te tij.
Ja keshtu eshte kjo pune. Qeveria nuk vjedh asnjehere ne Shqiperi. Nuk ka prona, nuk harxhon leke ne fushate, nuk ndan tendera, nuk jep koncesione. Belua me opoziten i ben te gjitha keto pune.
Edhe ketej e tutje kur t’i kerkoni naj lek grave, duhet marre leje tek qeveria se ta quajne korrupsion./