Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një takimin me përfaqësuesit e biznesit të vogël këtë të martë.
Në fjalën e tij, Berisha tha se udhëtimet e kryeministrit Rama me avion kushtojnë 150 mijë euro secili, ndërkohë që vendi nuk merr dot një avion “Canader” me qira për të fikur zjarret në Sazan.
“Sot ne paguajmë çmimin më të lartë në Botë në proporcion me rrogën për naftën. A do ti themi ndal ne kësaj me të gjithë ata që kanë makina? Në Maqedoni ishte 185 lekë, në Shqipëri 250 lekë. Ne e meritojmë se heshtim. Nëse nuk heshtim, nuk mund të ndodhë të na e bëjnë këtë punë. Digjet Sazani, kreu i qeverisë bredh poshtë e përpjetë me avion në dispozicion. Çdo udhëtim i tij shkon 150 mijë euro minimum. Por një Canader nuk mund ta marrim ne në verë me qera, ta mbajmë për zjarret. Programin e biznesit të vogël do ta shkruani ju për qeverinë e PD-së. ju ftoj të organizojmë rezistencën e merituar ndaj këtij regjimi që sot është monist. i tillë ekziston vetëm në Bjellorusinë e Lukashenkos. Nuk duhet të kemi asnjë kompleks”, u shpreh Berisha.