Një shpërthim me eksploziv në një banesë në Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në fshatin Zallë. Mësohet se banesa i përkiste Edmond Hidrit. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Nuk dihet nëse kryefamiljari ka pasur probleme me persona të tjerë dhe nëse ky ka qenë një paralajmërim. Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 05.11.2021, rreth orës 00:56, tek porta e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit E. H, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, ka plasur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse. Për pasojë është dëmtuar vetëm porta e rrethimit të jashtëm të banesës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.
/Priza.al/