Paralajmërimi i fortë i Kim: Nëse rrezikohet siguria kombëtare, SHBA do të ndërhyjë

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim zhvilloi një takim me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ku përmes një shënimi në Twitter, shkruan se SHBA pret një padurim forcimin e bashkëpunimit në të gjitha frontet me dy vendeve.

Gjithashtu Kim ka reaguar edhe për sulmin kubernetik ndaj institucioneve shtetërore, ku tha se ekspertët amerikanë dhe agjenci të ndryshme po mbështesin Shqipërinë.

Gjithashtu ambasadorja ka folur për korrupsionin dhe vazhdimësinë e reformës në drejtësi, ku ka theksuar se nëse SHBA, do të ndjehet të kërcënuara për sigurinë kombëtare, do të ndërhyjnë.

Postimi i Yuri Kim:

Zhvillova sot një takim me Belinda Ballukun,për ta uruar për postin e ri si zëvendëskryeministre. Ne presim me padurim forcimin e bashkëpunimit në të gjitha frontet, duke përfshirë përgjigjen ndaj sfidave ndaj sigurisë së ushqimit dhe energjisë në shkallë globale të shkaktuar nga lufta e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës.

Konfirmuam gjithashtu bashkëpunimin e fortë të Shteteve të Bashkuara në lidhje me sulmin e fundit kibernetik kundër Shqipërisë. Ekspertët amerikanë nga agjenci të ndryshme po mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të kryer një ekspertizë të plotë; rritjen e sigurisë kibernetike për të mbrojtur qeverinë dhe qytetarët; dhe të parandalojnë përsëritjen.

Në takim theksova edhe rëndësinë e hapave më konkretë për të çrrënjosur korrupsionin, për t’u siguruar që zyrtarët të veprojnë sipas standardeve më të larta dhe të zbatojnë reformën në drejtësi. Si presidenti Biden e ka bërë të qartë, SHBA e sheh korrupsionin si një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe ne do të ndërmarrim veprime në përputhje me rrethanat.

Capture

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *