Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka deklaruar se nëse zgjat lufta në Ukrainë, tensionet mund të zbresin në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë një takimi me presidentin turk, Recep Taip Erdogan, tha se Sllovenia vlerëson ndërmjetësimin e Turqisë midis Rusisë dhe Ukrainës për të lehtësuar tensionet në rajon, shkruan Daily Sabah.
“Nëse kjo luftë zgjat më shumë se sa pritej, tensionet mund të zbresin në jug në Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.
Gjatë takimit me dyer të mbyllura, liderët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE, çështje rajonale dhe ndërkombëtare.p