Shef i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar sot në lidhje me një skandal në Policinë e Shtetit.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Balliu ka publikuar disa mesazhe ku punonjësit e policisë kërcënohen që mos të flasin për skandalet brenda komisariatit.
Sipas Balliut efektivët kërcënohem me largim nga Akademia, nëse komentojnë nëpër rrjete sociale në lidhje me problematikat që ata kanë.
Postimi i plotë:
POLICIA E PUSHTETIT KËRCËNON POLICINË E SHTETIT
Skandalet e këtij pushteti, të inkriminuar në çdo qelizë të tij, nuk kanë të ndalur.
Është e paimagjinueshme se si kupola e Policisë së Pushtetit kërcënon çdo ditë efektivët e ndershëm të Policë së Shtetit. Fakte tronditëse kanë dalë në media ku Shefi kërcënon policët duke u thënë se: Ju vëzhgojmë kudo, mos denonconi skandalet në Polici! Ndërsa efektivë dhe kursantë janë lënë rrugëve me uniforma që blejnë vetë apo edhe karburantin ua hedhin vetë makinave, ata kërcënohen edhe për largime nga puna.
Pushtetit të krimit i ka ardhur fundi, të gjithë duhet ta rrëzojmë.