Paralajmërimi nga SHBA: Uragani i kategorisë së parë godet Europën

Vjen paralajmërimi nga Shtetet e Bashkuara se një  uragan i kategorisë së parë do të godasë kontinentin europian rreth datës 13 shtator.

Sipas Qendrës Meteorologjike Amerikane, NOAA, uragani është i kategorisë së parë dhe do të vijë nga Atlantiku duke u futur deri në Mesdhe, pranë Shqipërisë dhe Italisë kështu u tha nga një postim zyrtar i kësaj qëndre.

Uragani i kategorisë së parë quhet stuhia ku era arrin deri në 153 kilometra në orë. Pasojat maksimale të zonave që goditen nga kjo kategori janë dëme të kufizuara në godina dhe pemë, ndërsa parashikohen përmbytje në zonat bregdetare me ngritje të ujit deri në 50 centimetra mbi nivelin e detit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *