Banorët e rinj që u bënë pjesë e “Big Brother” kanë vendosur të bëjnë një “sakrificë”.
Ata kanë vendosur të mos hanë duke nisur nga dita e sotme deri nesër. Ky gjest “sakrifikues” vjen si një formë sensibilizimi kundër dhunës ndaj grave.
Banorët kanë diskutuar mes tyre nëse duhet t’ia thonë këtë gjë dhe banorëve të vjetër. Më pas ata vendosën të vinin në dijeni edhe banorët e vjetër për “sakrifikimin” që do të bëjnë.
Mendimi është diskutuar mes të gjithë banorëve dhe secili do të vendosë nëse do t’i bashkohet kësaj greve sensibilizuese ose jo.
Në kuadër të festës së gruas, Vëllai i Madh u kërkoi banorëve që ata të japin një mesazh për mbrojtjen dhe respektimin e grave. Për pasojë, banorët do të ndahen në dy grupe, banorët e vjetër të shtëpisë në njërin grup dhe banorët e rinj në grupin tjetër.
Te grupi i të rinjve janë Shpati, Qetsori, Antoneta, Elvisi, Fotini, Jori dhe Sabiani.
Ndërsa te grupi i vjetër janë Olta, Kiara, Keisi, Deamishel, Nita, Luizi, Kristi dhe Armaldo.
Në zarfin e bardhë të dërguar nga Vëllai i Madh thuhej se secili grup mund ta shprehte mesazhin në formën që ai dëshironte, qoftë kjo përmes një pikture, kërcimi, aktrimit etj. Pas mesazheve nga të dyja grupet, Vëllai i Madh do vlerësojë se cili grup ka bërë performancën më të mirë.
Nëse fiton grupi i vjetër, grupi i ri humbet imunitetin. Dhe nëse fiton grupi i ri, ata do kenë një javë më shumë imunitet.