Ish-kreu i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ditën kur u dorëhoq, paralajmëroi edhe një mbledhje kryesie e cila parashikohej që të mbahej ditën e sotme për riorganizmin e PD-së.
Por për disa anëtarë të kryesisë dhe deputetë, Enkelejd Alibeaj tashmë është i dorëhequr dhe nuk ka më tagrin apo kompetencën për të thirrur kryesinë e PD-së.
Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi është në pritje të përgjigjes së Jorida Tabaku nëse do të marrë drejtimin e komanduar të PD-së apo jo, pasi aktualisht mban pozicionin e nënkryetares.