Në rrjetet sociale është shpërndarë një njoftim nga qytetarët, ku paralajmërohet protestë pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.
Arsyeja e kësaj proteste vjen me qëllimin pë të kërkuar vendosjen e drejtësisë në kohën e duhur dhe jo pasi personat përgjegjës largohen nga funksionet zyrtare. Me moton “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”, ato bëjnë thirrje për vendosje të drejtësisë në vend.
Ndërsa kujtojmë që kjo protestë u iniciua nga dita e djeshme, ku SPAK lëshoi një sërë urdhër arrestesh mbi zyrtarë dhe politikanë të përfshirë në aferën korruptive të inceneratorëve./Priza.al