Aeroporti i Berlinit ka paralajmëruar për grevë ditën e hënë. Mediat e huaja raportojnë se Aeroporti i Berlinit ka anuluar të gjitha nisjet për ditën e hënë.
Sindikata ka njoftuar se greva do të fillojë në 3:30 të mëngjesit me kohën lokale të hënën dhe do të përfundojë në mesnatë. Punonjësit e aeroporteve në Gjermani vazhdojnë të protestojnë si pjesë e një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme për pagat.
Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, ka përjetuar disa nga grevat e saj më shkatërruese në dekada këtë vit, ndërsa sindikatat bëjnë presion për paga më të larta për të kompensuar koston në rritje të jetesës.