Paralajmëron Ambasada e Holandës: Do marrim veprime konkrete për mbrojtjen e lirisë së shtypit

Ambasada e Holandës në Shqipëri shkruan se mediat në Shqipëri janë kërcënuar. Në një postim në Facebook, ambasada njofton se bashkëorganizon samitin për demokracinë së bashku me SHBA-në. Kjo, për shkak se në shumë momente vendimtare mediat në Shqipëri janë kërcënuar dhe se duhet theksuar ndërtimi i modeleve të financimit, standardeve të industrisë dhe politikave publike për të mbështetur qëndrueshmërinë e organeve mediatike.

Postimi:

Holanda po bashkëorganizon samitin për demokracinë së bashku me SHBA-në.

Ky event synon të ndërmarrë veprime konkrete në fushën e lirisë së shtypit dhe luftës ndaj korrupsionit.
Në momente vendimtare ku media në Shqipëri ka qenë nën kërcënime, është e rëndësishme të theksohet se ndërtimi i modeleve të financimit, standardeve të industrisë dhe politikave publike për të mbështetur qëndrueshmërinë e organeve mediatike është thelbësore.????️ Liria e Medias = Demokraci.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *