Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar në lidhje me arrestimin e drejtorit të komanduar në burgun e Reçit.
Manja pohon se harta e re gjyqësore do të kalojë për miratim nga qeveria.
“Harta e re gjyqësore shumë shpejt do të jetë në qeveri. Do kemi një konsultim të dytë dhe pastaj me propozimin tim do kalojë në qeveri. Duhet konstatuar harta e re gjyqësore nga ministria e Financave.
Njësia anti-korrupsion ka një dinamikë çështjesh në lidhje me pronat. Është çështje që po e përgatisim me sukses. Kur të jetë e dokumentuar me prova do të dalim para jush. S’ka stopim të punës”, tha Manja.