Paralajmëron Volodymyr Zelensky: Rusia do të nisë një luftë në Ballkan

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëron se Rusia mund të përgatitet të nisë një luftë në Ballkan për të larguar vëmendjen nga lufta e vazhdueshme në Ukrainë. Rusia mund të krijojë kriza të reja në Ballkan për të larguar vëmendjen nga lufta 20-mujore, tha Zelensky në një takim me gazetarët.

Rreth dy muaj më parë në mediat ndërkombëtare qarkulloi lajmi se një luftë e re e mundshme në Evropë po shpërthen për shkak të tensioneve në rritje midis Kosovës dhe Serbisë, pas një prej episodeve më të këqija të dhunës midis dy vendeve që nga përfundimi i luftës në Kosovë në vitin 1999, pra 24 shtatori kur u vra polici Afrim Bunjak nga terroristët serbë. Asokohe u rrit frika se mund të niste një konflikt i armatosur mes dy vendeve, por që fatmirësisht u shua.

“Sot të gjithë po diskutojnë krizën në Lindjen e Mesme. Por siç thashë më herët, nuk është problemi i djeshëm. Të gjithë e dinë për këtë konflikt të vazhdueshëm dhe luftën e vazhdueshme, por askush nuk dëshiron t’i japë fund sepse është i përshtatshëm. Ne jemi të sigurt se është Rusia ajo që qëndron pas konfliktit në Lindjen e Mesme, së bashku me aleatin e saj Iranin.”-thotë Zelensky, përcjell dritare.net

Zelenskyj i kërkon botës të kthejë vëmendjen e saj nga Ballkani.

“Më besoni, ne marrim informacione. Rusia ka një plan të gjatë: Lindja e Mesme, shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani. Nëse shtetet e botës nuk bëjnë gjë tani, do të ketë një tjetër shpërthim dhe kjo nuk është asgjë e re. Rusia do të investojë për të siguruar që një vend në Ballkan të luftojë një tjetër.”, u shpreh ai.

Zelensky shprehet se Rusia dëshiron t’i bëjë presion Perëndimit për të shpërndarë ndihmën ekonomike, e cila është fokusuar kryesisht në mbështetjen e Ukrainës në luftën e vazhdueshme.

“Kur doni të ndihmoni një vend, ose kur filloni të shpërndani ndihmën dhe vëmendjen në shumë vende, lindin shumë sfida, shumë sfida humanitare.”- thotë ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *