Paralelisht me kryedemokratin Basha, thuajse në të njetën kohë, ka dalë në konferencë për shtyp edhe ish-kryeministri Sali Berisha, del para mediave pas protestës së dhunshme sot në Tiranë.
Duke u bërë me dije gazetarëve, Berisha ka thënë se janë të plagosur dhe kanë kaluar nëpër spitale 12 demonstrues. Janë të ndaluar pa asnjë motiv të rinj të kapur në rrugë 41 protestues.
Ish-kryeministri Berisha tha më tej se, “e gjithë Shqipëria me një program të caktuar do të jetë në protestë, protestë dhe vetëm protestë. Kjo është ajo që doja t’ju komunikoja”.
Sipas Berishës, Basha thirri sipas skenarit të parapërgatitur narko-banditë me uniformë dhe policë duke ndërmarrë një raprezalje, një dhunë dhe terror policor të paparë ndonjëherë ndaj demokratëve në protestën e tyre paqësore.
“Sot, u faktua thjesht dhe përfundimisht se Lulzim Brava është në aleancë krimi, gaze, dhune ndaj demokratëve me Edi Ramën, pengmarrësin e tij. E vërteta është se protesta madhështore e demokratëve ishte tërësisht paqësore. Vetëkuptohet kjo protestë kishte detyrë të hapte dyert e blinduara nga Edi Rama me pengun e tij Basha. Protesta dyert i hapi të gjithëve”,- tha Berisha.
/Priza.al/