KRUJË– Policia e Krujës ka parandaluar një krim në familje. Është arrestuar Arben Hoxha, 41 vjeç, i cili po shkonte me armë zjarri në shtëpinë e vjehrrit të tij. Efektivët mbërritën menjëherë në vendngjarje, sapo morën njoftimin se dikush në fshatin Bruz Zall po kërcënonte bashkëshorten dhe familjarët e saj me armë zjarri.
Policia raportoi se ai ishte në gjendje të dehur dhe ka qëlluar disa herë në ajër. I arrestuari do të dali para gjykatës për veprat penale ‘Kanosje serioze për jetën’, ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Dhunë në familje’.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje. Kanosi me armë zjarri bashkëshorten dhe familjarët e saj duke rrezikuar jetën e tyre, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të Policisë, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 41-vjeçarit. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marjes së njoftimit se fshatin Bruz Zall, Krujë, një shtetas po kërcënonte me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe familjarët e saj, menjëherë kanë mbërritur në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes profesionale, kanë bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin në flagrancë, të shtetasit Arben Hoxha, 41 vjeç, banues në fshatin Rranze, Krujë.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta, ka shkuar në banesën e vjehrrit të tij në fshatin Bruz Zall, Krujë, ku ndodhej dhe bashkëshortja e shtetasit Arben Hoxha, (e cila ishte paisur me urdhër-mbrojtje).Shtetasi Arben Hoxha, në gjëndje të dehur i ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë, duke qëlluar në ajër dhe drejtime të ndryshme, duke rrezikuar jetën e tyre.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, 1 krëhër dhe 4 fishekë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Kanosje serioze për jetën”, “”Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhunë në familje”.
/Priza.al/