Parandalohet tragjedia në Durrës/ Jahti me turistë italianë rrezikonte ngecjen, emergjencat civile…(Foto)

Një ngjarje e rëndë është parandaluar këtë të shtunë në bregdetin e Durrësit.

Burime për median bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm salla operative e portit të Durrësit mori sinjalin për rënien në cekëtinë të mjetit turistik ‘Ziacanaia’, ku në bord ishin 6 shtetas italian.

Mësohet se ky mjet rreziknte ngecjen cekëtinë, pasi jahti po lundronte nga Marina Punta Faro, Itali, drejt Shqipërisë.

Njoftimi i Plotë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, autoritet tona detare kanë marë sinjal për rënien në cekëtinë të mjetit turistik “Ziacanaia” që po lundronte nga Marina Punta Faro(Itali)?? drejt vendit tonë??. I menjëhershëm ka qënë reagimi i autoriteteve detare, Kapitenerisë së Portit, Rojes Bregdetare, Policisë Kufitare për dhënien e ndihmës për mjetin lundrues. Falë angazhimi të menjëhershëm dhe të emergjencave tona civile, është bërë e mundur dhënia e ndihmës dhe akostimi i jahtit në kalatën 4 të Portit të Durrësit.

6 antarët e ekuipazhit, shtetas italianë, janë në gjëndje të mirë shëndetësore, ndërsa ambulanca e APD-së ishte në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme shëndetësore??.

#FSPD?

#APD⚓️


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *