Receta e sotme për ju nga ne është supë me thjerrëza dhe mish pule.
Priza.al sjell për ju recetën e plotë e cila do t’i japë tryezës tuaj shije të pasur me vlera ushqyese dhe plot vlera shëndetësore gjithashtu.
Përbërësit:
- Pjesa e gjoksit të një pule
- 3-4 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër
- 2 karota
- 1 patate
- 2 thelpinj hudhër
- 1 kokërr qepë e vogël
- Gjysmë luge me spec djegës pluhur
- 1 filxhan çaji me thjerrëza
- Dy lugë gjelle salcë domate
- 6-7 gota me ujë
- Kripë
- Gjysmë luge çaji me piper të zi të bluar
- Lëngu i një limoni
- Majdanoz i freskët
Përgatitja:
Fillimisht pastroni mishin dhe më pas ndajeni atë në kubikë të vegjël apo fije të holla.
Në këtë përbërje shtoni vaj ulliri dhe filloni ta skuqni, ku pas 5 minutave shtoni qepën e grirë dhe karotat e grira, kaurdisni derisa volumi i qepës të bjerë.
Pasi përbërësit të jenë zbutur pak shtoni thjerrëzat, karotat, patatet, specin djegës, kripën dhe piperin dhe hidhni 6-7 gota me ujë. Lërini të ziejnë për 25-30 minuta me kapak të mbyllur. Në përfundim shtoni hudhrën dhe lëreni të ziejë për 5 minuta të tjera.
Ju bëftë mirë!