Paranoja dhe 7 shenjat kryesore

Të jetosh me çrregullime paranojash personaliteti (PPD) e bën shumë stresuese ekzistencën e përditshme.

Dyshimi dhe mosbesimi ndaj të tjerëve janë dy nga simptomat kryesore të njerëzve që vuajnë nga paranojat, po cilat janë 7 shenjat që tregojnë se mund të vuani prej këtij çrregullimi?

  • 1.Pa u bazuar askund, besojnë se të tjerët duan t’i bëjnë keq, t’i lëndojnë apo t’i ulin.

  • 2.Kanë një lloj shqetësimi të vazhdueshëm sepse dyshojnë tek besnikëria dhe vërtetësia e miqve të tyre pa pasur asnjë fakt konkret që të jetë bërë shkak.

  • 3.Ata hezitojnë të ndajnë biseda të tyre me të tjerët pasi i frikësohen faktit se nëse e bëjnë kjo do të përdoret kundër tyre një moment tjetër.

  • 4.Ata nuk i lejojnë vetes t’i vlerësojnë njerëzit pozitivisht sepse në mënyrë të vazhdueshme mendojnë se ata përballë tyre kanë qëllim poshtërues ose nënçmues.

  • 5.Ata mbajnë inat shumë kohë pas një ngjarjeje dhe nuk mund t’i falin gabimet e të tjerëve ose lëndimet që i kanë shkaktuar sipas perceptimit të tyre.

  • 6.Në mënyrë konstante dyshojnë për besnikërinë e partnerit të tyre, pavarësisht se kanë mungesë faktesh ose provash për ta provuar.

Burimi: Psychology Today

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *