Arbër Çekaj pronari i nje kompanie frutash ekzotike në kamionët e të cilit u kap një sasi e konsiderueshme kokaine, tashmë në burg, është futur edhe në regjimin e posaçëm “41-biss.
Sot, GJKKO ka rrëzuar kërkesën e tij për të dalë nga regjimi i izolimit. Sipas, GJKKO Çekaj paraqet rrezikshmëri.
Kush është Arbër Çekaj?
Çekaj është i dënuar për trafikimin e 613 kg kokaine nga Kolumbia në Durrës, qe u sekuestruan në magazinat e “Arbri Garden”. GJKKO, e ka dënuar me 21 vite burg vitin e kaluar, por ai do të vuajë 14 vite heqje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Arbër Çekaj, Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, u dënuan për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “trafik ndërkombëtar narkotikësh në bashkëpunim”, pasi iu sekuestrua sasia më të madhe e kokainës të kapur ndonjëherë në Shqipëri, me një vlerë prej 180 milionë dollarësh.
Pak muaj më parë, Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, tentuan që të arratiseshin nga burgu 313 me anë të një plani të strukturuar nga vetë ata por dështuan nëë momentet e fundit.
Çfarë është regjimi i posaçëm ’41-bis’
Ligji për regjimin e posaçëm njohur si “41-bis” i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej Janar 2019 por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK që u ngrit vetëm në dhjetor 2019. Regjimi “41-bis” është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë.
/Priza.al/