Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm, akutualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçaku është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Ai ka mbërritur në prokurori për të dhënë sqarime në lidhje me një kallëzim të bërë nga Artur Meçollari, ish-komandant i forcës detare që ka pretenduar për abuzime në lidhje me pronat e ushtrisë.
Edhe Meçollari është paraqitur në SPAK.