Parashikimi i Bankës Botërore: Shqipëria do të ketë rritjen më vogël ekonomike në rajon

Banka Botërore është duke prezantuar një raport për ekonominë për Ballkanin Perëndimor 2022.Sipas raportit, lufta në Ukrainë ka frenuar rritjen ekonomike, në vitin 2022 rritja ekonomike parashikohet të kapë shifrën 3.2%.

Nga ana tjetër ekonomistja e Bankës Botërore në Shqipëri, Hilda Shijaku ka theksuar se inflacioni ka goditur bizneset por edhe qytetarët.

Ajo ka theksuar se Shqipëria do të ketë rritjen më të vogël ekonomike në rajon. Kjo sipas Shijaku do të vijë si rrjedhojë e nivelit të lartë të rritjes së çmimeve.

Inflacioni do të vijojë të rritet dhe kjo do të ndikojë më së tepërmi tek të varfrit. Kjo është raportuar sot nga Emanuel Salinas, menaxheri i Bankës Botërore në Shqipëri në konferencën për zhvillimet ekonomike.

Ai ka theksuar se pasiguria ekonomike do të vijojë të jetë prezentë dhe në muajt në vijim. Sipas Slianas qeveria duhet të bëjë kujdes me shpenzime si dhe duhet të ketë një vëmendje të shëruar ndaj personave më të cenueshëm e që janë në rrezik varfërie.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *