Dashi-Jini xhentilë dhe të rezervuar në qasjen tuaj. Duhet të shijoni çdo gjë sot. Bëni gjëra që do ju përmirësojnë situatën në shtëpi.
Demi-Nuk do të lini gur pa lëvizur derisa ëndrrat e dashurisë të bëhen realitet. Duhet të përfshiheni në energjinë e madhe pozitive që qarkullon sot.
Binjakët-Shumë thashetheme do të dëgjoni për veten, por mos e humbni toruan dhe bëni sikur nuk dini asgjë, sepse ato do të mbarojnë ashtu siç nisën.
Gaforrja-Mos u ngarkoni me punë, sepse nuk do të mund t’ia dilni dot. Gjithsesi edhe po ia dolët, nuk do të ketë rezultat cilësor. Mbrëmjen do ta kaloni mes njerëzve të dashur dhe partnerit.
Luani-Marrëdhënia juaj me partnerin/en do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite. Nuk do mungojnë as momentet e lumtura dhe të mbushura me emocione.
Virgjëresha-Do të kaloni një ditë të qetë. Në fushën e ndjenjave partneri/ja do të zbuloj një sekret të vogël. Është mirë që t’iu kushtoni më shumë rëndësi familjarëve, i keni lënë pas dore. Kujdes mos u ekspozoni shumë në diell.
Peshorja-Keni nevojë që partneri të bjerë dakord me çështje që kanë nevojë për zgjidhje. Ndoshta kjo nuk do të funksionojë pasi askush nuk ka dëshirë që të detyrohet nga të tjerët. Lejojeni që të mendojë siç do vetë.
Akrepi-Është një moment mjaft i luhatur për gjithë ata që duan të nisin një punë të re. Do të jeni të luhatur në dyjëzime ekonomike. Nëse jeni ndjerë keq kohëve të fundit, do të rigjeni dëshirën për të dashuruar.
Shigjetari-Po mendoni shumë. Në këtë situatë ju duhet të vini në punë instinktin, si për të mos rënë në probleme që nuk ekzistojnë ashtu edhe për të shmangur humbjen e kohës pas diçkaje që nuk e meriton.
Bricjapi-Tensionet me punëdhënësin ose një klient do t’ju bëjnë nervoz. Jeni lodhur duke përkulur shpinën për të kënaqur kërkesat e tij të paarsyeshme. Megjithatë, rezistojini tundimit për ta shkëputur këtë marrëdhënie. Nëse punoni në këtë kompani, mos e lini punën pa gjetur një tjetër. Jeni të vetëpunësuar? Përmbushni një marrëveshje sipas premtimeve. Përndryshe duhet t’i jepni fund aleancës. Braktisja e punës do të dëmtojë reputacionin tuaj personal. Mbroni interesat tuaja.
Ujori-Kujdes me argumentet. Do të harxhoni energji duke bërtitur. Kjo nuk është një ndër gjërat më të mira për të bërë në një lidhje në çift .
Peshqit-Sot ju ndoshta ndiheni pak të guximshëm, dhe në të njëjtën kohë nuk dëshironi të largoheni nga erosi dhe ndjenjat. Nëse e ndjeni nevojën, merrni pak kohë për veten tuaj.