Dita e hënë e 11 korrikut do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.
Priten reshje lokale të dobëta në disa prej qarqeve të vendit.
Era pritet të jetë e lehtë, mesatare deri e fortë në bregdet. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 23 / 29 °C, në vendet e ulëta 20 / 31 °C dhe në vendet malore 15 / 25 °C.