Dita e sotme pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti do të karakterizohet nga alternime vranësirash dhe intervale kthjelliemsh.
Reshjet e shiut do të jenë prezente në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore me intensitet të ulët ndërsa, në veriperëndim dhe jugperëndim me intensitet deri mesatar.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 6-14 gradë, teksa temperaturat maksimale parashikohen 15 -18°C në veri dhe 20 -21°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.