Parashikimi i motit 17 dhjetor/ Diell dhe temperatura deri në 14 gradë

Edhe ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme por edhe të ftohta njëkohësisht. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta në pjesën më të madhe të territorit.

Në relievet malore moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura. mjegulla e dendur do të jetë prezentë në orët e mëngjesit përgjatë luginave. Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje e lehtë e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen të jenë në zonat malore -4 deri 7°C,  në zonat e ulëta -4 deri 14°C dhe  në zonat bregdetare 1 deri 14°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -3°C në 4°C dhe në zonat e ulëta nga 00°C në 07°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *