Dita e hënë do të jetë me reshje lokale shiu, por në disa zona me shtrëngata.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka parashikuar motin për 24 orët e ardhshme.
Më poshtë, parashikimi i motit për ditën e hënë:
Reshjet
Ditën e hënë në qarkun Kukës priten reshje mesatare dhe lokalisht intensive. Në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta dhe lokalisht mesatare. Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).
Të hënën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 27 °C
në vendet e ulëta: 19 / 28 °C
në vendet malore: 15 / 22 °C
Era
Të hënën era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.
/Priza.al/