Parashikimi i motit 20 korrik 2022

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut por temperaturat do të shënojnë një rënie të lehtë.

Moti parashikohet i kthjellët dhe në mesditë deri në orët e pasdites vonë do të kemi zhvillim të vranësirave të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe luginave hera herës fiton shpejtësi dhe behet relativisht intensive deri në 8-12m/s, shoqëruar nga valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.               

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *