Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i masave ajrore të ngrohta por të pasura me lagështirë me origjinë jugore në vendin tonë, duke bërë që moti të jetë me vranësira, reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit por dëborë në zonat verilindore dhe juglindore. Herë pas here do ketë pauz të reshjeve. Këto kushte të motit vijojne gjatë natës dhe deri mëngjesin pasardhës.
Temperaturat e ajrit rriten gjatë mëngjesit por ulen lehtë gjatë orëve të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18 °C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h Jugor – Jugperëndimor duke gjeneruar ne brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Deri pasdite moti vijon me vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore në të gjithë republikën e kosovës, ku më të konsiderushme reshjet do jenë në zonat jugperëndimore. Parashikohet që orët vona të pasdites dhe mrëmja të përmirësojnë gradualisht kushtet e motit.
Maqedonia e Veriut
MBETET ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin e Republikës së MV duke sjellë reshje shiu e dëbore. Këto kushte të motit VIJOJNE gjatë gjithë ditës dhe parashikohet të ketë edhe inetrvale me kthjellime kryesisht pas mesditës.
/Priza.al/