Moti sot paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë gjithë ditës. Parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë shira të paktën në zonat Jugore. Po ashtu pjesërisht zonat Qendrore dhe Veriore do të kenë reshje të pakta. Ndërsa pjesa më e madhe e bregdetit do të jetë me mot të qëndrueshëm.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur në vlerat ditore nga 6 gradë celsius deri në 27 gradë celsius.
Ndërkohë era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 5 ballë.