Sipas MeteoAlb zhvillimi i një qendre të presionit të larte atmosferike mbi brigjet e Adriatikut, do të sjellë mbizotërim të kthjellimeve gjatë gjithë ditës në zonat bregdetare.
Ndërsa në zonat e ulëta dhe zonat malore do të kenë herë pas here kalime të pakta vranësirash, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat e thella në verilindje të territorit Shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 25°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Juglindor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim te ulët.
/Priza.al/