Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në mesditë ne zonat malore lindore dhe në pjesën jugore.
Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare,kryesisht atë jugore era fiton shpejtësi deri në 15 m/sek. Valëzimi në det parashikohet i forcës 2 deri në 3 ballë.