Parashikimi i motit/ I nxehti afrikan rikthehet në vend, temperaturat arrijnë deri në 38 gradë

Dita e sotme do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17°C në 31°C, në zonat e ulëta nga 20ºC në 35°C dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 38°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *