Parashikimi i motit 26 korrik 2021/ Rikthehet i nxehti Afrikan, sot temperatura deri…

Masat ajrore të nxehta dhe të thata më origjinë nga veriu i Afrikës do të përfshijnë vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët gjatë paradites. Sipas MeteoAlb, pasditja sjellë kalime vranësirash në zonat veriore ku rrezikon edhe ndonjë rrebesh afatshkurtër, duke lënë pjesën tjetër të Shqipërisë me kthjellime dhe temperatura të larta.

Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale dhe maksimale ku mëngjesi shënon 17°C ndërsa termometri gjatë mesditës ngjitet në 39°C.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18°C në 30°C, në zonat e ulëta nga 23ºC në 37°C dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 39°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm por do të ketë edhe stuhi shiu në disa zona. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 17°C në 32°C dhe në zonat e ulëta nga 20°C në 34°C.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *