Për javën që presim, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme e të ftohta për shkak të masave ajrore me origjinë veriore.
Sot dhe nesër moti parashikohet i kthjellë me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në orët e mesditës. Dita e mërkurë e enjte dominon mot i kthjellët si dhe alternime vranësirash kryesisht në relievet malore. Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, sipas SHMU. Moti parashikohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në veri që në orët e para të ditës. Në mesditë pritet që reshjet të fitojnë territor dhe intensitet. Në veri reshje të shpejta shiu në formën e shtrëngatave hera-herës me intensitet mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në Alpe dhe në verilindje reshje bore me intensitet të ulët në lartësinë mbi 1000 metra.
Për shkak të masave ajrore të ftohta e të thata vlen për tu theksuar dhe formimi e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore në verilindje – juglindje.