Sot pasdite (e premte, dt. 12) dhe nesër (e shtunë, dt. 13) priten reshje nё tё gjithë territorin. Në qarqet Shkodër dhe Lezhë, reshjet priten mesatare deri lokalisht intensive të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër, Durrës dhe Tiranë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në gjithë qarqet e tjera priten reshje të dobëta.
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt. 13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 15 °C
në vendet e ulëta: 4 / 13 °C
në vendet malore: 2 / 9 °C
ERA
Sot pasdite (e premte, dt. 12) dhe nesër (e shtunë, dt. 13) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.