Parashikimi i motit/ Ngrica, dëborë dhe temperatura deri në -4 gradë celcius

Moti në vendin tonë do të karakterizohet kryesisht nga kthjellime dhe vranësira të lehta, veçanërisht në Ultësirën Perëndimore, ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor do të vijojnë në ndikimin e ngricave dhe temperaturave të ulëta.

Sipas MeteoAlb mesdita dhe orët vijuese sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin duke bërë që orët e vona të pasdites të sjellin reshje të pakta shiu e dëbore në veri dhe qëndër. Gjatë natës vranësirat dhe reshjet përfshijnë gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga –4°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim  3-4 Ballë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *