Parashikimi i motit për datën 12 gusht 2022

Ditën e premte, në vend sërish do të ketë ndikim të rrymave ajrore të paqëndrueshme në mesditë. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta e mesatare, të cilat do të marrin zhvillim kryesisht në lindje e juglindje.

Në këto zona parashikohen shtrëngata shiu, breshër si dhe shkarkesa elektrike. Po kështu reshjet do të përfshijnë edhe zona të tjera malore dhe kodrinore por me karakter lokal.

Era, do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje e lehtë e mesatare. Përkohësisht, në orët e mesditës në momentet me reshje dhe në bregdet erë e vrullshme. Valëzimi në dete i forcës 3 ballë.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *