Parashikimi i motit për datën 3 maj 2022

Territori shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të mbetet në ndikimin e vranësirave të shpeshta, ku herë pas here parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje të pakta shiu në pothuajse gjithë vendin tonë. Por pritet që pas orëve të pasdites të kemi përmirësim gradual të motit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5 gradë celsius deri në 21 gradë celsius.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *