Dita e sotme vijon me kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Gjatë ditës së sotme në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër pritet të ketë përsëri reshje shiu me intensitet të lartë në formë rrebeshesh dhe stuhi.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë, në bregdet 18-25 °C, në vendet e ulëta 17-24 °C dhe në vendet malore 11-20 °C.