Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i masave ajrore të ftohta dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura të cilat në pjesën e parë të ditës në zonën e veriperëndimit do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar dhe hera-herës të lartë.
Pas orëve të mesditës reshjet e shiut me intensitet mesatar deri të lartë do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit.
Përgjatë ultësirës perëndimore do të ketë prani të reshjeve me intensitet deri të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3- 9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era në pjesën e dytë të ditës fiton shpejtesi dhe bëhet intensive 12-18m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona bregdetare 13 deri 23°C
në zona e ulëta 8 deri 23°C
në zona malore 8 deri 17°C