Orët e parë të ditës së sotme do të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm, me kthjellime dhe kalime vranësirash. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.
Gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat do të shtohen gradualisht duke gjeneruar reshje të pakta shiu përgjatë shtrirjes Lindore, ku më të dukshme reshjet do jenë në Juglindje.
Por mbrëmja do të sjellë përmirësim të motit në të gjithë territorin duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 16°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.