Dita e sotme parashikohet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Pritet të ketë alternime vranësirash dhe kthjellime kryesisht në orët e pasdites. Përgjatë relieveve malore vranësirat pritet të pasohen nga reshje të dobëta shiu dhe dëbore.
Era pritet të fryjë në drejtimin nga verilindja në veriperëndim me shejtësi mesatare 2-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat në zona malore parashikohen të variojnë nga -1 deri në 5°C, ato në zonat e ulëta nga 0 deri në 13°C, ndërsa në zonat bregdetare nga 4 deri në 13°C.