Nga dita e sotme dhe deri ditën e enjte mbi vendin tonë do të depërtojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata.
Moti parashikohet i kthjellët, me vranësira kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite.
Gjithashtu pritet edhe rritje graduale e temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 19°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.