Ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike në territorin Shqiptar do të vijojë duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.
Orët e pasdites do të sjellin grumbullim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në të gjithë vendin, më të dukshme në Qarqet, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku priten edhe mini-stuhi breshëri.Sipas MeteoAlb parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve meteorologjike në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit por mesdita do të sjell një rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.