Në ditën e sotme parashikohet një kthesë e motit. Vranësirat do të jenë të pranishme pothuajse gjatë të gjithë ditës.
Gjithashtu do të kemi edhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Në mesditë pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave, duke u luhatur nga 4°C deri në 20°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.